+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

“Thank you Thomas Bach, welcome Kirsty Coventry”

Kirsy Coventry ka marrë edhe zyrtarisht udhëheqjen e lëvizjes olimpike në botë. Presidentja e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar pranoi çelësat e shtëpisë olimpike nga presidenti i deritanishëm, Thomas Bach.

Dorëzimi u bë pikërisht më 23 qershor, në Ditën Olimpike.

Bach do të mbetet në histori të sportit të Kosovës, pasi nën mandatin e tij, Komiteti Olimpik i Kosovës u njoh nga IOC më 9 dhjetor 2014 në Monaco.