Eksperti i burimeve njerëzore nga Britania e Madhe, 𝐑𝐨𝐛 𝐂𝐥𝐚𝐫𝐤𝐞, ishte ligjërues në modulin e dytë të gjeneratës së gjashtë të kursit të avancuar për menaxhimin në sport (ASMC).
Clarke ka përvojë të madhe në lëvizjen olimpike për më shumë se 30 vjet, veçanërisht në organizimin e Lojërave Olimpike, kurse në Londër 2012 ishte udhëheqës për burimet njerëzore. Prej vitit 2019 është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar me rol këshillues për LO Paris 2024, Milano Kortina 2026, Los Anxhelos 2028 dhe Brisbane 2032.
Krahas tij, ligjërues të rregullt ishin drejtori i programit ASMC 4, 𝐈𝐛ë𝐫 𝐀𝐥𝐚𝐣, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, 𝐁𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐀𝐥𝐢𝐭𝐢 dhe 𝐅𝐢𝐭𝐢𝐦 𝐀𝐫𝐢𝐟𝐢 nga Akademia Olimpike.
Gjatë modulit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi menaxhimin e burimeve njerëzore, përmes temave si:
• Zhvillimi i një strategjie për menaxhimin e burimeve njerëzore
• Organizimi i burimeve njerëzore
• Rekrutimi, përzgjedhja dhe përshtatja e stafit të ri
• Trajnimi dhe motivimi i stafit
Kursi po vijohet nga 𝟏𝟓 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐬 𝐭ë 𝐟𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞.









