KOK ka vazhduar me mbështetjen e sportistëve dhe sot ka nënshkruar kontratat me 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”. Sportistët e rinj iu takojnë 18 federatave sportive.
Ata janë përzgjedhur nga komisioni i sportit, ndërsa lista është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut.
Në ceremoninë e mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, presidenti Krasniqi theksoi se KOK çdo vit është duke rritur mbështetjen për sportistë, derisa këtë herë për 46 sportistët janë ndarë 82800 euro në vit.
Bursistët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj. Vlera mujore për të gjithë është 6900 euro.
Në emër të trajnerëve dhe sportistëve folën përzgjedhësi i mundjes, Ferat Ramadani, dhe gjimnastja, Vilëza Zeqiri, të cilët falënderuan KOK-un për mbështetjen, duke premtuar angazhim dhe suksese edhe në vazhdim.
Pikërisht rezultatet e arritura, gjithëpërfshirja dhe barazia gjinore ishin kriter për përzgjedhje.
LISTA
Emri dhe mbiemri | Sporti |
Dijesa Kadriu | Atletikë |
Erisë Abdullahu | Atletikë |
Medina Kutleshi | Atletikë |
Baton Haxhiu | Badminton |
Luan Rrahmani | Boks |
Rian Isufi | Boks |
Dion Bytyqi | Çiklizëm |
Visar Nuhaj | Çiklizëm |
Bora Hoti | Gjimnastikë |
Vilëza Zeqiri | Gjimnastikë |
Eris Balidemaj | Kajakim |
Kron Balidemaj | Kajakim |
Jon Ramadani | Mundje |
Kanita Spahija | Mundje |
Lorena Duraj | Mundje |
Arion Budima | Not |
Olta Berisha | Not |
Riga Shala | Not |
Shega Hashani | Pingpong |
Blend Hajdari | Pingpong |
Dhurata Ibrahimi | Shenjëtari Sportive |
Valmir Gllareva | Shenjëtari Sportive |
Andi Pupovci | Skitari |
Klara Sefaj | Skitari |
Imarah Vizdiklar | Taekwondo |
Mal Sahiti | Taekwondo |
Suleyman Vizdiklar | Taekwondo |
Forta Morina | Tenis |
Learta Muharremi | Tenis |
Amar Maxhuni | Triatlon |
Muhamedin Veseli | Xhudo |
Andi Reshitaj | Xhudo |
Laurina Gashi | Xhudo |
Estea Arifaj | Xhudo |
Malvina Haziri | Basketboll |
Yll Kastrati | Basketboll |
Amar Muqolli | Hendboll |
Arjeta Imeraj | Hendboll |
Adea Millaku | Volejboll |
Freskim Mehmeti | Volejboll |
Erza Gashi | Futboll |
Blerta Asllanaj | Futboll |