Mbledhja e tretë e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e tretë, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.


Pikat për të cilat u diskutua dhe u morën vendime i gjeni më poshtë:

  • U miratuan propozim-ndryshimet në Statutin e KOK-ut, të hartuara nga Komisioni Ligjor i KOK-ut. Këto ndryshime janë bërë në përputhje me harmonizimin me Ligjin për Sport. Statuti do të procedohet për aprovim përfundimtar në Asamblenë e KOK-ut.
  • U vendos që KOK të shpërblejë me 6 mijë euro Kombëtaren e Hendbollit U-18, për kualifikimin në Kampionatin Botëror U19
  • U formuan grupet punuese për organizimin e Javës dhe Ditës Olimpike, si dhe Ditës së Sportit dhe Ambientit.
  • U diskutua për fillimin e procesit të ndarjes së bursave olimpike për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028. Në ditët në vijim do të dërgohet formulari për aplikim tek federatat.
  • U diskutua për komisionet e KOK-ut për ciklin olimpik 2025-2028.
  • U diskutua për ankesat e federatave në lidhje me listën e përzgjedhjes së bursave olimpike të KOK.
  • U informua Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për zgjedhjen e kryesisë së KAS-it.