Distria Krasniqi, për herë të tretë kampione e Evropës

Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj.

Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.

Në finalen plotë emocione, Disi mundi italianen, Odette Giuffrida, kategoria 52 kg.



Akil Gjakova përfundoi i shtati, ndërsa Dardan Cena me dy fitore arriti deri në 1/8 e finales. Të dy garuan në kategorinë deri në 73 kg.

Urime Distria, trajneri Toni Kuka dhe Federata e Xhudos e Kosovës.