Ismet Krasniqit i besohet edhe një mandat në krye të lëvizjes olimpike

Ismet Krasniqi është rizgjedhur edhe për një mandate katër-vjeçar në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës.


Për dallim nga Asambleja e Punës, të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore ishin 94 delegatë nga po aq sosh.


Në mungesë të kundërkandidatit, asambleistët votuan me aklamacion për kandidaturën e Krasniqit, i cili më pas i falënderoi për mbështetjen e fuqishëm, duke iu premtuar bashkëpunim dhe përkrahje në rrugëtimin e ri.


https://twitter.com/NOCKOSOVO/status/1888235348628570476


Pas rizgjedhjes së presidentit, u bë votimi i fshehtë për katër nënpresidentët e rinj. Nënpresident i parë u zgjodh, Milaim Kelmendi (skitari), i dytë, Arben Fetahu (basketboll), i tretë, Gazmend Maxhuni (triatlon) dhe i katërt, Musa Selimi (sporti universitar).



Konkurrencë e madhe ishte edhe për anëtarë të BE. Fillimisht u vendos që me marrëveshje mes Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës, medalistja e dyfishtë olimpike, Krasniqi, të emërohet anëtare e BE, duke përfaqësuar sportistët.


Më pas me votim u zgjodhën edhe: Besire Domaniku (mundje), Florian Miftari (basketball, Bahri Gjinovci (volejboll), Avni Nuha (çiklizëm), Vjollca Krasniqi dhe Teuta Beselica Berbati (ragbi).


Tre anëtarë të tjerë u zgjodhën me propozim të presidentit: Fatos Tabaku (xhudo), Halil Sylejmani (atletikë) dhe Arianit Nikçi (bjeshkatari dhe ngjitje sportive).



Në mungesë të kandidaturave të mjaftueshme për zgjedhjen e anëtarëve të KAS-it dhe GJAS-it u shty për në muajin mars 2025, në një Asamble e cila do të mbahet online.


Me aklamacion u votua edhe për Këshillin Mbikëqyrës, i cili do të përbëhet nga: Avdullah Shala (atletikë), Blerim Sylejmani (badminton), Muhamed Çuni (bilardo), Nitë Krasniqi (kajakim) dhe Nysret Haziri (bouling).


Me propozim të BE, u miratua edhe zgjedhja e Auditorit të Jashtëm për ciklin e ri olimpik 2025-2028, Novaza L.L.C., e cila kishte ofertën më të lirë nga pesë sosh, bazuar në thirrjen për aplikim.

VIDEO e Asamblesë Zgjedhore