Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar të enjten Ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.


Ligji parasheh lehtësira për investime në infrastrukturën sportive, përcakton formën dhe mënyrën e funksionimit të Komitetit Organizativ, mënyrën e financimit dhe rolet e palëve të përfshira.


Paraprakisht, Ligji ishte finalizuar ditë më parë në një takim të përbashkët ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).