Resul Egemen Onen ligjëroi në modulin 5 të kursit ASMC 5

Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Resul Egemen Onen, ligjëroi në modulin e pestë të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 5).


Pikërisht menaxhimi i marketingut në organizatat sportive ishte tema e këtij moduli.


Ligjërues të rregullt ishin sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC 5, Ibër Alaj dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike.


Kursi ASMC 5 po vijohet nga përfaqësues të KOK-ut dhe federatave sportive.