Sukses historik për kombëtaren tonë të aeronautikës. Ekipi ynë fitoi dy medalje në Kampionatin Evropian, disiplina precizion në paragllajdizëm (FAI Class 1), që u mbajt prej 4-12 tetor në Gjirokastër të Shqipërisë.
Pas 12 raundeve, në ekipore Kosova fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në individuale, më i suksesshmi ishte Migjen Shala, i cili fitoi medaljen e bronztë.
Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, të cilët me pak fat kanë mundur të përfundojnë në zonën e medaljeve.
Ekipi i Kosovës ishte në përbërje: Fanol A Shala, Migjen Shala, Veton Sylaj, Eduard Daci, Gezim Statovci, Kosovare XH Leskovci dhe Besmire Geci, të cilat u udhëhoqën nga Avni Kuçi.
Urime Federatës Aeronautike të Kosovës dhe ekipit tonë për suksesin e arritur.