Programi “Trajner Sportiv”

Semestri IOrë – Javë
Nr.LëndëtLUECVET
1Anatomi, Fiziologji e Njeriut225
2
Psikologjia Sportive
204
3Pedagogjia në Sport215
4Menaxhimi në Sport204
5Biomekanikë Sportive214
6Metodologjia e Metodave të punës së trajnerit në Sport225
7Matjet dhe Testimet në Sport213
Semestri IIOrë – Javë
Nr.LëndëtLUECVET
1Metodat e Hulumtimit në Sport225
2Teoria dhe Metodologjia e Trainingut Sportiv215
3Nutricioni në Sport204
4Edukimi Olimpik203
5Edukimi Fizik Special213
6Intership – Klubi Sportiv/1005
7Punimi i Diplomës5

Sqarim: Numri total i kredive (ECVET} të akumuluara për një vit është 60 ECVET – kredi. Nga 12 lëndët obligative fitohen gjithsej 50 ECVET, nga lënda në semestrin e dytë praktikë në klubin sportive kandidati/tja do të fiton gjithesej 5 ECVET – kredi. Pas përfundimit me suksese të Punimit të diplomës, kandidati/tja do të grumbul/oje 5 ECVET- ,kredi.


Kohëzgjatja e programit Trajner Sportiv

Kohëzgjatja e programit të studimit të nivelit të pestë – ‘‘ Trajner Sportiv”  është me kohë të plotë dhe zgjat vetëm një vit, dhe për të fituar një certifikatë nga Akademia Olimpike e Kosovës kandidati duhet të ketë grumbulluar 60 ECVET kredi.


Programi i studimit është i organizuar në module dhe të vlerësuara në kredi (ECVET). Një kredi formimi i arsimit dhe aftësimit profesional për nivelin e pestë – ‘‘ Trajner Sportiv” , i korrespondojnë 20 orë mësimore punë të kandidatit (1 orë mësimore llogaritet 45 minuta).


Sasia mesatare e punës së kryer nga kandidati gjatë një viti studimesh me kohë të plotë për nivelin e pestë – ‘‘ Trajner Sportiv” , është 1200 orë mësimore (60 kredi ECVET), që përfshijnë orë në auditor dhe orë pune të pavarur.


Në Akademinë Olimpike veprimtaritë formuese do të realizohen nëpërmjet mësimit në auditor (ligjërata, ushtrime praktike), studimit individual (studim, detyra apo projekte, përgatitje provimesh, përgatitje e tezës përfundimtare) dhe praktika profesionale.


Shpërndarja e kredive sipas veprimtarive formuese brenda një lënde përcaktohet nga profesori i lëndës në funksion të natyrës së disiplinës dhe shprehet në planet mësimore, dhe në formatin modular të programit të studimit.


Pjesa e ligjëratave teorike të  programit do të zgjasë 360 orë ;

Pjesa e ushtrimeve praktike të programit do të zgjasë 165 orë; 

Pjesa praktike në klubin sportiv- intership do të zgjasë 100 orë.