Edhe një medalje olimpike nga Paris 2024. Këtë herë është e bronztë dhe ka emrin Laura Fazliu.
Xhudistja jonë u ngjit në podiumin e kategorisë -63 kilogramë, falë tri fitoreve dhe një pa luftë.
E nisi mbarë duke mundur kinezen, Jing Tang, në raundin e dytë. Në çerekfinale u mund nga francezja, Clarisse Agbegnenou.
Përmes repesazhit, Laura eliminoi kanadezen, Catherine Beauchemin Pinard, ndërsa në luftën për të bronztën triumfoi ndaj kroates, Katarina Kristo.
Është kjo e bronzta e parë olimpike për ekipin tonë olimpik dhe e pesta në total në tri pjesëmarrje, të gjitha nga sporti i xhudos.