+383 38 222 223 / [email protected]

Vjen medalja e parë në LO Paris 2024, Distria shkëlqen me argjendtë

Ka ardhur medalja e parë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024.


Është xhudistja, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kg, duke u bërë medaliste e dyfishtë olimpike, pas të artës së fituar në Tokio 2020, por në kategorinë -48 kg.


Krasniqi shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë. Në raundin e dytë mundi indonezianen, Maryam Maharami. Në çerekfinale triumfoi ndaj izraelites, Gefen Primo, ndërsa në gjysmëfinale fitoi kundër kampiones së botës 2024, Odette Giufrida, me ç’rast edhe siguroi medaljen.



Finalja nuk shkoi mirë për të, pasi pësoi humbje nga Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit.


Është kjo medalja e katërt për Kosovën në tri Lojëra Olimpike, dhe e para e argjendtë pas tri të artave.