Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot KOK-un, me ç’rast është pritur nga Bordi Ekzekutiv me në krye presidentin Ismet Krasniqi.
Vizita u bë në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe para ceremonisë së dorëzimit të flamurit, që mbahet sot në platon e Amfiteatrit të Gërmisë.
Presidenti Krasniqi duke falënderuar presidenten Osmani për vizitën, e falënderoi për mbështetjen për sportistët dhe bashkëpunimin e frytshëm ndër vite me KOK-un, duke theksuar se vetë vizita e saj dhe prania e saj në Tokyo 2020 dhe tani në Paris 2024 tregon përkushtimin për ekipin tonë olimpik.
Nga ana e saj, presidentja Osmani, vlerësoi lartë të arriturat e KOK-ut dhe sportistëve tanë, me theks të veçantë medaljet e arta olimpike, të fituara nga xhudistet tona, duke thënë se sportistët tanë janë promovimi më i mirë i vendit tonë.
Palët patën mundësinë e diskutimit për çështje të ndryshme në interes të sportit tonë, derisa KOK e njoftoi edhe për aktivitetet tjera si Platforma Evropiane e Sportit, Gala-Mbrëmja që do të mbahet me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të KOK në IOC dhe çështje tjera.
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6792-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6751-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6744-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6737-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6721-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6705-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6696-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6688-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/07/AQ4I6596-1024x683.jpg)