KOK përmes Akademisë Olimpike ka organizuar kursin e radhës për administratorë të sportit, ku pjesëmarrës këtë herë ishin administratorë nga atletika, gjimnastika, shenjëtaria sportive, boksi dhe triatloni.
Interesimi i pjesëmarrësve ishte tejet i madh, të cilët në fund morën certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ligjërues ishin: Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX), koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi dhe ish sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Vijuesit e kursit mësuan për hartimin e planit strategjik të organizatave sportive.