Me aktivitete të shumta është përmbyllur Java Olimpike 2024, e organizuar nga KOK-ut përmes Akademisë Olimpike.
Java Olimpike u zhvillua prej 10-14 qershor, në të cilën morën pjesë institucione sportive, komuna të shumta dhe fëmijë parafillorë dhe të shkollave fillore.
Më 10 dhe 11 qershor u vizituan institucionet parafillore, në të cilat u promovuan vlerat olimpike, sikurse në institucionet e shkollave fillore.
Më 12 qershor u organizua turneu i futbollit, të cilin krahas tetë ekipeve pjesëmarrëse nga institucione të ndryshme, fituese u shpall Policia e Kosovës.
Më 13 qershor, në bashkëpunim me Federatën e Sportit Universitar të Kosovës, u organizuan finalet në basketboll, volejboll në rërë, futboll i vogël, tenis dhe pingpong.
Falë bashkëpunimit me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës, aktivitete u organizuan në 25 komuna të Kosovës, derisa aktiviteti kryesor u mbajt të premten në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra fëmijë.
Aktivitetet u zhvilluan nën moton #LetsMove (Të lëvizim).