Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në Samitin Botëror të Sportit dhe Biznesit të organizuar nga SportAccord

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë marrë pjesë në Samitin Botëror të Sportit dhe Biznesit të organizuar prej 7 – 11 prill 2024 nga SportAccord në Birmingham të Britanisë së Madhe.


Ata e kanë shfyrtëzuar SportAccordin edhe për takime me drejtues të organizatave të ndryshme.


Me këtë rast, takuan presidentin e Komitetit Olimpik të Danimarkës, Hans Natorp.



Të dyla palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme, në interes të të dyja vendeve.


Po ashtu, ata kanë takuar Jerome Poivey, drejtor i IOC për marrëdhënie me Komitetet Olimpike Kombëtare.


Presidenti Krasniqi ka falënderuar drejtorin Poivey për bashkëpunimin e frytshëm dhe mbështetjen e fuqishme të IOC-ut për projektet në realizimin e aktiviteteve të KOK-ut.


Drejtori Poivey ka falënderuar po ashtu KOK-un për bashkëpunimin, korrektësinë dhe transparencën në raport me IOC.



Palët kanë biseduar edhe për projekte tjera, në interes të promovimit të vlerave olimpike në vendin tonë. Në Samit morën pjesë drejtues të organizatave më të mëdha sportive në botë.