Mes lotësh dhe në prani të qindra pjesëmarrësve, i është dhënë lamtumira e fundit kontribuueses së madhe të të sportit, Shqipe Bajçinca Brestovci, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe komisioneve të ndryshme në KOK.
Shqipja, u nda nga jeta të dielën pas një sëmundje të rëndë.
Ajo ishte edhe anëtare e BE të Federata e Hendbollit e Kosovës, pedagoge në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll.
Në ceremoninë e varrimit të saj në Prishtinë, krahas familjarëve, e miqve të shumtë nga sporti, morën pjesë edhe anëtarët e BE të KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, drejtues të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, me dekanin Musa Selimi etj.
Në emër të KOK-ut, presidenti Krasniqi vendosi kurorë lulesh, sikurse edhe institucione dhe klube sportive, ku ajo ka kontribuuar më së shumti.
Në nderim të veprës së saj, të mërkurën në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të UP “Hasan Prishtina”, tek Instituti i Historisë “Ali Hadri” në ora 11:00, do të mbahet mbledhje komemorative.
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/04/434414980_1434095493932623_8149165963619978186_n-1024x578.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/04/434393462_1434095640599275_6336631832370270414_n-1024x578.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/04/434387357_1434095747265931_1480810470778412468_n-1024x578.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/04/434398240_1434095803932592_3602177206080455303_n-1024x578.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/04/434485369_1434096340599205_2386374283220187188_n-1024x578.jpg)