KOK ka organizuar sot seminarin për rolin e zyrtarit për integritet në sport në Federatat Sportive në Kosovë.
KOK ka organizuar sot seminarin për rolin e zyrtarit për integritet në sport në federatat sportive në Kosovë.
Në seminar ligjëruan Anastasiya Khomutova nga Anglia dhe Lucy Trochet nga Zvicra, të cilat diskutuan mbi dukuritë negative në sport dhe formave të parandalimit. Krahas ligjëruese të jashtme, ligjëruese vendore ishin Vlora Braha, zyrtare për integritet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Bardha Uka nga organizata DEMSPORT.
Pjesëmarrës, krahas përfaqësuesve të MKRS-së, ishin drejtues të federatave të ndryshme sportive, të cilët përmes diskutimeve të frytshme dhanë kontribut në rrjedhën e seminarit.
Organizimi i këtij seminari është pjesë e projektit për fushatën për edukimin e komunitetit sportivë për integritetin në sport, projekt ky i fituar nga KOK-u dhe mbështetur nga Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe i cili po implementohet prej vitit të kaluar dhe do të vazhdojë edhe këtë vit.