Mbledhja 27 e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit, Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 27-të, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.


Më poshtë mund të gjeni vendimet:

  • U vendos të ndahen bursat olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Milano dhe Kortina 2026. Pesë skitarë të skijimit alpin do të mbështeten me bursa olimpike.
  • U diskutua për Lojërat Mesdhetare në rërë Heraklion 2023, të cilat mbahen prej 9 – 16 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë. Ekipi ynë përbëhet nga 28 sportistë të sporteve: 3×3 basketboll, volejboll në rërë, hendboll në rërë, karate kata dhe not në ujëra të hapura.
  • U diskutua për përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e cila mbahet më 8 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë. Një nga pikat e rendit të ditës së Asamblesë është edhe zgjedhja e vendit mikpritës për Lojërat Mesdhetare 2030, në të cilat Kosova është kandidate zyrtare për LM Prishtina 2030.
  • U aprovua kërkesa e Federatës së Atletikës së Kosovës për rekomandim të shpërblimit shtetëror për atletin Muhamet Ramadani, pas medaljes së bronztë të fituar në Kampionatin Evropian U-23.
  • U diskutua për kërkesat e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Notit të Kosovës.