Laura Fazliu ka bërë ngritje të madhe në renditjen olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Me medaljen e artë në Mastersin e Budapestit, xhudistja jonë ka kaluar për herë të parë në vendin e parë të kategorisë deri në 63 kg.
Laura fitoi 1800 pikë në Budapest dhe tani ka 3620 pikë.
Distria Krasniqi ndodhet në vendin e tretë të kategorisë -52 kg. Ajo ka 4115 pikë, me një dallim të vogël me dy vendet e para.
Nora Gjakova është e shtatë në -73 kg, Akil Gjakova i 27-ti, Loriana Kuka e 25-ta në -78 kg.
Të gjithë ndodhen brenda normës olimpike Paris 2024.