+383 38 222 223 / [email protected]

U mbyll me sukses kursi për trajnerët e tenisit – niveli i dytë

Ka përfunduar me sukses kursi teknik për trajnerët e tenisit ITF – niveli i dytë, i cili u organizua nga KOK-u dhe FTK, dhe që u mbështet financiarisht nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ligjërues ishin Goran Shevchenko nga Maqedonia e Veriut dhe Kenan Malucbegoviq nga Bosnja e Hercegovina.

Vijuesit e kursit u vizituan sot edhe nga drejtuesit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi e Diellza Kelmendi, si dhe kryetari i FTK-së, Jeton Hadergjomaj, të cilët përgëzuan ligjëruesit dhe vijuesit e kursit për punën dhe përkushtimin e bërë gjatë këtyre ditëve.

Trajnerët u certifikuan sot, në ceremoninë e organizuar në fund të përmbylljes së kursit.

Kursi u mbajt prej 30 qershor deri më sot në qendrën e tenisit “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës.

Pjesëmarrës ishin 12 vijues, dy prej të cilëve nga Maqedonia e Veriut.