Muhamet Ramadani ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.
Atleti ynë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23, që po mbahet në Espoo të Finlandës, disiplina hedhje e gjylës.
Meti hedhjen më të mirë e pati 19.20, që e renditi në vendin e tretë nga 15 garues.
Urime Ramadanit dhe Federatës Atletike të Kosovës për suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare.