Ka nisur sot punëtoria për edukimin e zyrtarëve për kontrollën e anti dopingut në Kosovë, e cila po organizohet nga Agjencioni për Anti-Doping në Kosovë (KosADA), dhe e cila po mbështetet nga KOK dhe MKRS.
Në fjalën hapëse, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja e MKRS-së, folën për rëndësinë e kësaj punëtorie dhe fuqizimin e integritetit të sistemit sportiv, tek komuniteti ynë i sportit.
Në punëtori, e cila mbahet për tri ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë, krahas ligjëruesve vendorë do të ketë edhe ekspertë edhe nga Sllovenia dhe Turqia.