Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U çertifikuan 21 trajnerë të taekwondosë

22.01.2018 16:29:41

21 trajnerë të taekwondosë janë çertifikuar të hënën, pas vijimit me sukses të nivelit të parë të kursit për trajnimin e trajnerëve.
Atyre për katër ditë, u ligjëroi eksperti ndërkombëtar i dërguar nga Federata Botërore te Taekwondosë, z. Sunjang Lee.
Ky ishte kursi i nëntë për trajnimin e trajnerëve, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
I pranishëm në ndarjen e çertifikatave ishte edhe presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani.
“Ky është një aktivitet i planifikuar për vitin 2017, por meqenëse nuk është realizuar gjatë vitit 2017, kjo po realizohet në vitin 2018 dhe unë jam shumë i lumtur që kishte interesim të jashtëzakonshëm, e ku u ndanë diku 21 çertifikata, do të thotë 21 trajnerë të kësaj federate tashmë janë të çertifikuar dhe kanë mësuar shumë gjatë këtyre katër ditëve”, tha z. Hasani.
Eksperti ndërkombëtar i taekwondos, Sunjang Lee tha së është i lumtur që ishte këtyre ditëve në Kosovë. Sipas tij, Taekwondo është duke u zhvilluar mirë në Kosovë, edhe pse është sport i ri i pranuar në Federatën Ndërkombëtare. Lee është i bindur se nga Kosova do të dalin kampion bote.
Kursin e kanë vlerësuar lartë edhe trajnerët. Nexhat Danjolli tha se kanë marrë njohuri të shumta, që do t’u ndihmojnë në zhvillimin e taekwondosë në Kosovë.
Koordinator i kursit ishte Ymer Rama, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
KOK, bazuar në planin strategjik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, ku falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të organizojë 11 kurse për trajnimin e trajnerëve.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0