Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Federata e Badmintonit e Kosovës u certifikua në kursin bazik për administratorë të sportit

13.01.2019 19:55:24

Federata e Badmintonit e Kosovës ka përfunduar me sukses kursin bazik për administratorë të sportit, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Dhjetëra zyrtarë të federatës, trajnerë e lojtarë për tri ditë radhazi mësuan për realizimin e planit strategjik 2018-2020, dhe gjerësisht u fol për ciklin që mbyllet në vitin 2024, si shtrirje kohore e planit strategjik të Federatës së Badmintonit të Kosovës.
Vijues i kursit ishte edhe kryetari i kësaj federate, Jeton Nebiu, i cili u shpreh falënderues ndaj KOK-ut për organizimin e këtij kursi, që u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë.
Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Ibër Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi PHD Fitim Arifi.
Federata e Badmintonit e Kosovës u themelua vitin e kaluar, ndërsa u bë anëtare e KOK-ut me të drejta të plota në Asamblenë Vjetore të Punës të mbajtur më 21 dhjetor 2018.
Ky ishte kursi i parë bazik për këtë vit i organizuar nga KOK-u, ndërsa i 19-ti që nga viti 2017.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0