Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

FASK-u, federata e parë jashtë programit Olimpik, që u certifikua në kursin bazik për administratorë sporti

24.12.2018 10:10:46

Në prag të festave të fund vitit, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar me mbajtjen e kurseve bazike për administratorë sporti, në kuadër të planit strategjik 2017-2020. Këtë fundjavë, kursi u mbajt për Federatën e Auto Sporteve të Kosovës (FASK), e cila është e para federatë jashtë programit Olimpik që u certifikua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Dhjetëra zyrtarë të federatës, trajnerë e ngasës, kryen me sukses kursin, në të cilin bashkë me ta ishte edhe kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.
Atyre u ligjëruan: Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi Fitim Arifi.
Pjesëmarrësit për dy ditë radhazi morën njohuri të realizimit të planit strategjik 2018-2020, derisa u shprehën të kënaqur dhe falënderues për organizimin e këtij kursi, i cili u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë.
Kurset bazike për administratorë të sportit mbështetën nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa falë mbështetjes së tyre, KOK-u vetëm vitin e kaluar organizoi 14 kurse të tilla për federata të ndryshme, kurse ky kurs ishte i treti për vitin 2018.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0