Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Koha Ditore: Karlingu prezantohet në shteg të improvizuar të plastikës

25.08.2017 10:42:31

Dhjetëra fëmijë janë mbledhur të hënën në sheshin"Skënderbeu" në qendër të Prishtinës për të luajtur dhe festuar sëbashku me drejtues të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), "Ditën Botëroretë Sportit dhe të Ambientit".

Brenda një hapësire të rrethuar janë prezantuar disa sporteku fëmijët luanin dhe argëtoheshin. Për fëmijët u prezantuan sporte të njohuranë vend e po ashtu disa sporte të reja, që edhe tërhoqën më shumë vëmendjen. "Uau,kqyre si në televizor", i pëshpëritnin njëri-tjetrit dy djelmosha derisapo i afroheshin një shtegu të plastikës me ngjyrë të bardhë. Mbi këtë shteg tëimprovizuar po qëndronin dy gurë që e kishin nga një dorezë, me ngjyrë tëverdhë dhe të kuqe.

Ky sport "i televizorit" për fëmijët, ishtekarlingu, i cili në nivele profesionale luhet në akull. Karlingu si sport nëKosovë ekziston, të paktën në letër, por deri më tani nuk ka pasur ndonjëaktivitet. Dhe pikërisht "Dita Botërore e Sportit dhe e Ambientit"ishte mundësi e mirë për KOK-un që ta promovonte këtë sport.

"Përveç njohjes me sportet ekzistuese, fëmijët kanëpasur mundësinë të njiheshin edhe me sporte të reja, siç ishin karlingu dhegjuajtja me pistoletë laserike", tha kryetari i KOK-ut, Besim Hasani."Interesimi te karlingu ishte i madh, pasi fëmijët ishin kureshtarë të luaninnë këtë sport. Shpresoj se pas kësaj karlingu të ketë më shumë aktivitete, pasiekziston federata e këtij sporti".

Në fillim të shtegut të karlingut po qëndronte një i huaj,Peter Andersen, nga Kanadaja. 24-vjeçari ka një vit që ka ardhur në Kosovë dhefëmijëve po ua mësonte gjërat bazë të këtij sporti, nëpërmjet përkthyesit.Andersen e njeh shumë mirë sportin e karlingut, që është jashtëzakonisht izhvilluar në Kanada. Ai po shpreson që së shpejti ta ketë mundësinë të luajëedhe në Kosovë. "Ka një vit që kam ardhur në Kosovë dhe fillova të ndiejmungesën e karlingut, kështu që vendosa të bëj diçka në lidhje me këtë punë.Këtë herë ishte mirë për ta promovuar dhe e bëmë në një plastikë, pasi akullnuk kemi. Megjithatë gjërat shkuan si është më së miri dhe po besoj se fëmijëtkanë marrë njohuri bazike për karlingun", tha Andersen. "Karlingun eluaj prej fëmijërisë dhe është një sport shumë atraktiv. Besoj se në Kosovë kapotencial për këtë sport".

Në të vërtetë, karlingu është sport i panjohur në Kosovë, edhepse Federata e Karlingut e Kosovës në muajin gusht të vitit 2013 është pranuarnë Federatën Botërore të Karlingut. Karlingu luhet ndërmjet dy ekipeve qëpërbëhen prej katër lojtarëve dhe secili ekip posedon nga tetë gurë. Synimiështë që guri, që rrëshqet në akull, të lëshohet sa më afër qendrës që është emarkuar, në mënyrë që të mblidhen sa më shumë pikë. Në fund ekipi që ka mëshumë pikë edhe shpallet fitues.

"Ishte shumë lojë e mirë. E kam parë më herët këtë lojënë televizor dhe nuk ishte e vështirë. Më pëlqeu shumë dhe kurrë të rritem mundtë luaj këtë sport. Rregullat nuk i kam ditur, por jam kënaqur me këtëlojë", tha Albion Islami (9) që po mbante në duar një mirënjohje. Krahaslojës së karlingut dhe asaj me pistoletë laserike, fëmijët u argëtuan edhe mepingpong, kërcim në litar e disa lojëra të tjera atraktive.

Në fund të kësaj ngjarjeje, KOK-u, për të gjithë fëmijëtpjesëmarrës, krahas mirënjohjeve, ndau edhe nga një stilolaps. Para se tëfillonin aktivitetet, fëmijët së bashku me anëtarët e KOK-ut, kanë pastruarsheshin duke larguar mbeturina. "Qëllimi i kësaj dite ishte që sporti tëluhet në një ambient më të pastër. Këtë ditë e organizojmë tashmë disa vite,por kësaj here jemi munduar ta bëjmë më të veçantë. Me rëndësi është se fëmijëtu kënaqën duke luajtur", shtoi kreu i KOK-ut, Hasani. KOK-u në bashkëpunimme Komunën e Prishtinës e ka organizuar këtë ditë botërore të sportit dhe tëambientit.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0