Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U mbyll EYOF-i Dimëror “Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019”

15.02.2019 23:35:37

Është mbyllur sonte edhe zyrtarisht Festivali i 46-të Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) 2019, që u mbajt prej 10 – 15 shkurt në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore të Bosnjë e Hercegovinës.
Sonte u zhvillua ceremonia mbyllëse, e cila u mbajt në qendrën e Sarajevës Lindore.
Flamurin e Kosovës e barti sërish skitarja Klea Vrella, e cila parakaloi së bashku me bartësit e flamujëve të 46 shteteve të Evropës që morën pjesë në EYOF.
Pas parakalimit, u ndanë medaljet për të gjithë medalistët që triumfuan në sporte të ndryshme. Ceremonia vazhdoi me fjalë përshëndetëse dhe krejt në fund, para shuarjes së flakës, u bë dorëzimi i Flamurit Olimpik tek organizatori i ardhshëm i EYOF-it Dimëror, qyteti Lahti i Finlandës. EYOF-i i ardhshëm mbahet në vitin 2021.
Kosova në EYOF Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019 u paraqit me dy skitaret: Klea Vrella dhe Elba Kokaj, të cilat garuan në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh.
EYOF-i i ardhshëm dimëror do të mbahet në Lahti të Finlandës në vitin 2021.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0