Mbledhja e 2-të e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi mbajti mbledhjen e dytë të ciklit olimpik 2025 – 2028, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.


Në vijim gjeni pikat për të cilat u mor vendim dhe u diskutua:


  • U formuan komisionet përhershme për ciklin olimpik 2025-2028



  • U miratuan bursat për trajnerë edhe për ciklin e ri olimpik. Trajnerët që kanë pasur medalje në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, EYOF dhe Lojërat Mesdhetare do të vazhdojnë të marrin bursa nga KOK-u



  • U diskutua për fillimin e amendamentimit të statutit të KOK-ut


  • U vendos të ndryshohet rregullorja e përzgjedhjes së Laureatëve të Vitit nga KOK-u


  • U diskutua për përgatitjet e shënimit të 6 Prillit – Dita Ndërkombëtare e Sportit për Paqe dhe Zhvillim


  • U diskutua për zgjedhjet në KAS dhe GJAS për mandatin 2025-2029.


  • U diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030


  • U diskutua edhe për kërkesa dhe ankesa të ardhura në adresë të KOK-ut.