+383 38 222 223 / [email protected]

Presidentja Osmani ia dorëzoi flamurin ekipit olimpik për LO Paris 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik të Kosovës, para pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Paris 2024, të cilat prej 26 korrik deri më 11 gusht 2024 mbahen në Paris të Francës.


Në ceremoninë e organizuar në platon e Amfiteatrit të Pishinës së Gërmisë në Prishtinë, krahas drejtuesve të KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrullah Çeku, ambasadorë të shteteve të huaja në Kosovë, drejtues federatash, trajnerë, sportistë dhe të pranishëm tjerë.


Krahas presidentit Ismet Krasniqi, me fjalime të pranishmëve iu drejtuan edhe presidentja Osmani, kryeministri Kurti, ambasadori francez, Olivier Guerot.


Në emër të ekipit, kampionia olimpike Nora Gjakova pranoi flamurin nga Presidentja flamurin ia dorëzoi kampiones olimpike, Nora Gjakova, e cila shprehu kënaqësinë e të qenit edhe bartëse në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024.


Me një fjalim të veçantë e që u duartrokit gjatë erdhi edhe heroina jonë, kampionia e parë olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendi.


Në ceremoni të pranishmit patën mundësinë të shohin promon e ekipit olimpik të Kosovës, si dhe një mesazh të ish-xhudistes amerikane, Sayaka Torra.


Video e plotë: