+383 38 222 223 / [email protected]

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, përmes së cilit parashihet mbështetja financiare e MKRS-së për KOK-un për vitin 2024.


Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Ismet Krasniqi, kurse për MKRS-në, zëvendësministrja, Daulina Osmani.


Memorandumi i këtij viti parasheh rritje të mbështetjes për KOK-u në krahasim me vitin e kaluar dhe vitet paraprake.


Presidenti Krasniqi duke falënderuar ministrin Hajrullah Çeku dhe zëvendësministren Daulina Osmani, vlerësoi lart nënshkrimin e memorandumit, duke thënë se kjo mbështetje do të lehtësojë zbatimin e planit të aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare, e ku në qendër të vëmendjes është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Paris 2024.