Evropa zbarkon në Kosovë!

Rreth 70 përfaqësues të Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe organizatave të ndryshme sportive të shteteve të Evropës, kanë zbarkuar në Prishtinë për Platformën Evropiane të Sportit (ESP 2024), e cila organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me ENGSO. Platforma, që zhvillohet nën temën “Vlerat e sportit: ndërtimi i urave në një Evropë të bashkuar”,… Continue reading Evropa zbarkon në Kosovë!

U organizua Konferenca e 7-të “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”

KOK-u përmes komisionit “Femra dhe Sporti” ka organizuar edicionin e 7-të të konferencës “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”, e cila këtë herë u zhvillua me temën “Loja e barabartë – gratë në udhëheqje”. Qëllimi i kësaj konference ishte të promovojë dhe nxisë rritjen dhe përfshirjen e vajzave dhe grave në sport, si dhe në fusha të… Continue reading U organizua Konferenca e 7-të “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”

U mbajt “Tryeza e gjashtë e sportit”

Përfaqësues të institucioneve, federatave dhe të komunitetit sportiv u bënë përsëri bashkë në platformën “Tryeza e Sportit”, e gjashta më radhë e organizuar nga Ministria e Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës. Ligji i ri për Sportin i cili ka krijuar një momentum të ri për zhvillim, reformë dhe bashkëpunim në fushën e… Continue reading U mbajt “Tryeza e gjashtë e sportit”

Resul Egemen Onen ligjëroi në modulin 5 të kursit ASMC 5

Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Resul Egemen Onen, ligjëroi në modulin e pestë të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 5). Pikërisht menaxhimi i marketingut në organizatat sportive ishte tema e këtij moduli. Ligjërues të rregullt ishin sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC 5, Ibër Alaj dhe Fitim Arifi nga… Continue reading Resul Egemen Onen ligjëroi në modulin 5 të kursit ASMC 5

Kosova, nënkampione e Evropës, Migjen Shala fiton medaljen e bronztë

Sukses historik për kombëtaren tonë të aeronautikës. Ekipi ynë fitoi dy medalje në Kampionatin Evropian, disiplina precizion në paragllajdizëm (FAI Class 1), që u mbajt prej 4-12 tetor në Gjirokastër të Shqipërisë. Pas 12 raundeve, në ekipore Kosova fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në individuale, më i suksesshmi ishte Migjen Shala, i cili fitoi medaljen… Continue reading Kosova, nënkampione e Evropës, Migjen Shala fiton medaljen e bronztë

“Legjenda e ringut” u shfaq premierë në Festivalin e 4-të të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”

Festivali i 4-të i Filmit Sportiv “Prishtina 2024”, mblodhi kontribuues dhe doajenë të shumtë të sportit, të cilët për dy ditë patën rastin të shohin dokumentarë të ndryshëm sportivë nga vendi. Në hapje të Festivalit (8 tetor), u dha premiera e dokumentarit “Legjenda e ringut”, të autorit Dukagjin Rudari, dokumentar ky që i kushtohet karrierës… Continue reading “Legjenda e ringut” u shfaq premierë në Festivalin e 4-të të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”

Diskutime të frytshme në “Forumin për Sportin”

KOK në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, kanë organizuar sot “Forumin për Sportin”, aktivitet ky që u mbajt në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2024. Nën moton e të qenit aktiv (Be Active), forumi u organizua në tri panele të cilat diskutuan për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e… Continue reading Diskutime të frytshme në “Forumin për Sportin”

KOK, Qeveri, MKRS, kryeqyteti Prishtina dhe ICMG u takuan në Athinë për LM Prishtina 2030

Drejtuesit e KOK-ut të kryesuar nga presidenti Ismet Krasniqi, së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me në krye zëvendësministren Daulina Osmani dhe komunës së Prishtinës, me kryetarin Përparim Rama, zhvilluan takim me rëndësi të veçantë me përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), presidentin Davide Pizzano,… Continue reading KOK, Qeveri, MKRS, kryeqyteti Prishtina dhe ICMG u takuan në Athinë për LM Prishtina 2030

KOK organizoi aktivitet në kuadër të projektit “Sporti si vlerë”

Në kuadër të projektit të ENGSO “Sporti si vlerë”, KOK ka organizuar aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, të cilat zhvilluan ndeshje basketbolli në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në fjalën përshëndetëse, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, foli për rëndësinë që ka fitimi i projekteve të tilla që janë në programet e Erasmus… Continue reading KOK organizoi aktivitet në kuadër të projektit “Sporti si vlerë”