BE i KOK-ut i propozon Asamblesë që Besim Hasani të shpallet “President Nderi”

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e radhës (40), në të cilën u diskutua kryesisht për Asamblenë e Përgjithshme dhe Zgjedhore, e cila mbahet më 7 shkurt 2025.


Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për punën dhe kontributin e tij në udhëheqjen e lëvizjes olimpike në Kosovë gjatë periudhës 1996 – 2021, Bordi miratoi propozimin e presidentit Ismet Krasniqi, që ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani të shpallet “President Nderi” i KOK-ut.


Vendimet tjera:

  • U miratua raporti vjetor i punës 2024
  • U miratua raporti financiar 2024
  • U miratua raporti i auditorit 2024
  • U miratua plani i veprimit 2025
  • U miratua draft-buxheti per vitin 2025
  • U miratuan ndryshimet statutare tek pjesa e KAS-it, sipas legjislacionit në fuqi dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar