Dy medalje të bronzta dhe një vend i pestë është bilanci i ekipit tonë të karatesë në Kampionatin Evropian, të mbajtur në Yerevan të Armenisë.
Të bronztën e parë e fitoi Betim Maliqi në kumite -75 kg. Në luftën për medalje mundi italianin, De Vivo. Për të ishte suksesi më i madh në karrierë.

Një ditë më pas, vajzat në ekipore fituan të bronztën pas triumfit ndaj Greqisë. Më herët kishin mundur edhe Ukrainën, Spanjën dhe Armeninë.
Sukses të madh arriti edhe Islam Selmani, kategoria -60 kg, të cilit nuk i priu fati, pasi humbi luftën për medaljen e bronztë, për të përfunduar në vendin e pestë.
