KOK përmes Akademisë Olimpike, organizoi për dy ditë kursin e radhës për administratorët e sportit, në të cilin morën pjesë 20 përfaqësues nga federatat e hendbollit, notit, tenisit dhe motoçiklizmit.
Kursi u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, ku ligjëruan: drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX), anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello, dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit u trajnuan në hartimin e planeve strategjike për organizatat sportive dhe në përmbyllje u pajisën me certifikata të lëshuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.










