+383 38 222 223 / [email protected]

Xhudo prin në kategorizimin e sporteve, gjashtë federata në kategorinë A

Komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, i dalë nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka bërë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022.

Komisioni ka kategorizuar 38 federata, 28 sportistë dhe 19 trajnerë.

Në kategorinë A ndodhen Federata e Xhudos e Kosovës, Volejbollit, Karatesë, Hendbollit, Basketbollit dhe Futbollit.


Xhudo ka 83.35 pikë, por që me rekomandim të komisionit dhe aprovim të Bordit Ekzekutiv të KOK do të rekomandohen në MKRS me maksimumin e pikëve, 100.

Në kategorinë B janë nëntë federata, 16 në kategorinë C dhe shtatë në kategorinë D.

Tri federata nuk janë kategorizuar dhe në mungesë të licencës do të rekomandohen për mbështetje nga MKRS, ndërsa tri të tjera nuk janë kategorizuar në mungesë të licencës dhe dëshmive të aktiviteteve.

Listës së kategorizimit të sportistëve i prijnë kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova me nga 100 pikë.

Në listën e trajnerëve prinë Driton Kuka me 235 pikë, i pasuar nga Sylejman Shala e Besim Brahimi me nga 22.5 pikë.