+383 38 222 223 / [email protected]

KOK shënoi Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, u mboll Pema Olimpike 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar traditën e shënimit të 5 Qershorit – Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit.

Për shkak të aktiviteteve të Komunës, që pritet të mbahen të dielën, KOK shënoi këtë ditë sot, me aktivitetet e organizuara në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Presidenti i KOK-ut, që bëri hapjen e aktivitetit, inkurajoi fëmijët që të përkujdesen për ruajtjen e mjedisit ku qëndrojmë, stërvitemi dhe zhvillojmë aktivitete sportive, sepse ambienti i pastër ndikon në shëndetin tonë.


I pranishëm ishte edhe ambasadori i Ambasadës së Italisë në Kosovës, Antonello De Riu, i cili bëri thirrje që fëmijët të praktikojnë sa më shumë sportin, si mundësi e mirë për të pasur disiplinë dhe shëndet të mirë.

Aktiviteti, i organizuar nga komisioni “Sporti dhe Mjedisi”, mblodhi dhjetëra fëmijë që praktikuan sportet e futbollit, volejbollit, boksit, pingpongut, karatesë dhe badmintonit.

Presidenti bashkë me ambasadorin De Riu, komisionin “Sporti dhe Mjedisi”, që organizuan aktivitetin, drejtues të federatave, dhe mysafirë të tjerë mbollën Pemën Olimpike 2022.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe Shkolla e Muzikës “Misbah & Friends”.