+383 38 222 223 / [email protected]

Drejtuesit e KOK-ut pritën ekipin e bodybuildingut dhe fitnessit, pas suksesit në Evropian

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e bodybuildingut dhe fitnessit, pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian, të mbajtur javën e kaluar në Santa Sussana të Spanjës.

Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë -85 kg, Betim Krasniqi, u bë nënkampion, në kategorinë -75 kg, Flamur Rexhaj, doli i katërti (-100 kg), ndërsa Granit Kuleta i gjashti (-95 kg).

Presidenti Krasniqi dhe nënpresidenti Kelmendi përgëzuan ekipin për suksesin e arritur, duke thënë se ngritja e flamurit të Kosovës, në një garë të tillë, e sidomos në një shtet që nuk e njeh vendin tonë, e bënë suksesin edhe më të veçantë.


Në emër të ekipit, presidentin e kanë falënderuar për pritjen, kryetari Esat Lata dhe sekretari i përgjithshëm, Sabri Dragusha.

Garuesit patën mundësinë të bisedojnë me drejtuesit e KOK-ut edhe për sfidat e tyre për të arriturat deri tek suksesi, si dhe përparësitë dhe mangësitë e infrastrukturës ligjore për shpërblimet e sportistëve