Vendimet e mbledhjes së tretë të BE të KOK-ut

E mërkurë,  23 qershor 2021

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e tretë, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Më poshtë, mund të gjeni vendimet e dala nga mbledhja:

-              U konstatua se përgatitjet për pjesëmarrjen e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, janë në përfundim e sipër.

-              U diskutua për organizimin e ceremonisë së dorëzimit të flamurit nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për ekipin olimpik të Kosovës.

-              U mirëpritën dy ftesat e ardhura nga Komisioni Tre-Palësh, për shenjëtarin, Drilon Ibrahimi dhe boksieren, Donjeta Sadiku, për pjesëmarrje në LO Tokio 2020.

-              U konstatua se përgatitjet për organizimin e Javës dhe Ditës Olimpike 2021, po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

-              U plotësuan komisionet e KOK-ut për ciklin olimpik 2021 – 2025.

-              U vendos të themelohet Akademia Olimpike e Kosovës.

-              U vendos të vazhdohet me organizimin e Festivalit Olimpik Tokio 2020 në Prishtinë. Festivali është paraparë të mbahet gjatë periudhës kur mbahen Lojërat Olimpike Tokio 2020.

-              U aprovua dorëheqja e koordinatorit të KosADA, Gëzim Murseli.

-              U informua për aktivitetet ndërmjet dy mbledhjeve dhe marrëveshjen për sponsorizim me TEB Bankën, si dhe marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me Agjencinë e Lajmeve, Kosova Press.

-              U vendos të dërgohet rekomandimi për shpërblim në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport për xhudisten Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Budapest 2021 dhe karateistin Herolind Nishevci, për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian Poreç 2021.

-              U shqyrtuan edhe kërkesa tjera drejtuar këtij organi.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]