Vendimet e mbledhjes së 50-të të BE të KOK-ut

E premte,  10 korrik 2020

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e 50-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Mbledhja u mbajt të enjten në Hotel Sirius, duke respektuar masat e dala nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:

-        Asambleja e Punës së KOK-ut u vendos të mbahet sipas datës së paraparë, 29 korrik 2020, deri në një vendim të ardhshëm, bazuar gjithnjë në masat e dala nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje nga koronavirusi Covid 19. Kërkohet që federatat, të cilat nuk i kanë mbajtur Kuvendet e Punës, t'i mbajnë ato para Asamblesë së KOK-ut.

- Federatat që kanë obligime financiare ndaj KOK, duke përfshirë edhe kuotizimet për vitet e kaluara, duhet t'i kryejne ato, si parakusht për të marrë pjesë në Asamblenë e KOK-ut.

-        U miratua unanimisht raporti financiar për TM2.

-        U miratua unanimisht Rregullorja e Punës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

-        U miratua kërkesa e Federatës së Xhudos së Kosovës për heqjen e shpenzimeve për sportistët elitarë në kampin e mbajtur në Durrës.

-        U vendos që derisa të zgjasë pandemia Covid 19, sportistëve të kategorizuar t’u mbulohen shpenzimet edhe për përgatitjet në kampet që organizohen në Kosovë ose vendet fqinje të Kosovës.

-        U miratua Rregullorja e Komisionit të Pavarur Zgjedhur të KOK-ut, dhe si e tillë do t’i propozohet Asamblesë së Punës për miratim.

-        U miratua Rregullorja e Punës dhe e funksionimit të Komisioneve të KOK-ut.

-        U vendos që bazuar në rekomandimet e marra nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), sportistët të cilët janë në garë për të fituar normën Olimpike, të vazhdojnë me përgatitje, pasi lista e dërguar në  komisionin tre-palësh të IOC prej gjashtë sportistëve për të marrë ftesa për Lojërat Olimpike Tokio 2020, mund të ndryshojë, bazuar në rezultatet e sportistëve.

-        KOK shqyrtoi edhe ankesa dhe kërkesa tjera tjera, të ardhura nga sportistët, klubet dhe federatat.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]