Reth KOK-ut

Roli dhe Misioni

Misioni

KOK-ut është të zhvillojë, promovojë dhe të mbrojë Lëvizjen Olimpike në Kosovë, në pajtueshmëri me Kartën Olimpike.

Roli i KOK-ut është:

  • Të promovojë parimet fundamentale dhe vlerat e olimpizmit në Kosovë, në veçanti në fushën e sportit dhe edukimit, duke promovuar programe edukative olimpike në të gjitha nivelet e shkollimit në instituconet dhe universitetet sportive dhe të edukimit fizik, si dhe duke inkurajuar krijimin e institucioneve të orientuara në edukimin olimpik, siç janë: Akademia Olimpike Kombëtare, Muzeu Olimpik dhe në programet tjera duke përfshirë ato kulturore e që ndërlidhen me Lëvizjen Olimpike.
  • Të siguroj mbikëqyrjen e Kartës Olimpike në Kosovë.
  • Të inkurajoj zhvillimin e sportit të performansës së lartë, si dhe sportin për të gjithë në Kosovë
  • Të ndihmoj në trajnimin e administratorëve të sportit
  • Të ndërmerr veprime kundër çdo forme të diskriminimit dhe të dhunës në sport
  • Të miratoj dhe zbatoj Kodin Botëror të Anti-Dopingut, duke siguruar se politikat dhe rregullat e KOK-ut për Anti-Doping të anëtarëve dhe/ose kërkesat për fonde, si dhe procedurat e menaxhimit të rezultateve janë në pajtim me Kodin Botëror për Anti-Doping dhe respektojnë të gjitha rolet dhe përgjegjësitë për Komtitetet Olimpike Kombëtare që janë të listuara brenda Kodit Botëror për Anti-Doping.
  • Të inkurajoj dhe të mbështesë masat lidhur me kujdesin mjekësor dhe shëndetin e sportistëve.
  • Me qëllim të plotësimit të misionit të tij, KOK-u mund të bashkëpunojë me organet qeveritare dhe të punojë në zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve harmonike dhe të dobishme me organet qeveritare, me mirëkuptim reciprok dhe në respektim të juridiksionit dhe të përgjegjësisë së çdo entiteti. Megjithatë, KOK-u nuk do të shoqëroj vetën me asnjë aktivitet që do të ishte në kontradiktë me Kartën Olimpike. KOK-u, po ashtu mund të bashkëpunoj me organizata jo-qeveritare.
  • KOK-u ruan autonominë e tij dhe mundohet t’i rezistojë të gjitha presioneve të çdo lloji, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar vetëm në presionet politike, ligjore, religjioze ose ekonomike që mund ta parandalojnë nga përshtatja me Kartën Olimpike.
  • KOK-u mund të asistoj federatat sportive kombëtare ose asociacionet, të zhvillojnë dhe promovojnë sportin e tyre, si dhe sportistët në Kosovë, në kuadër të kornizës së Kartës Olimpike dhe rregullave të aplikueshme të Federatave Sportive Ndërkombëtare përkatëse.

Historiku

Në përputhje me vendimin e kryesisë së Bashkimit të Shoqatave të Pavarura të Sporteve të Kosovës të Repuvlikës së Kosovës, më 27 maj 1992, në Prishtinë, u mbajt mbledhja konstituive e Komitetit Olimpik të Kosovës, në të cilën u themelua institucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës.Mbledhja u mbajt në objektin e Rilindjes në Prishtinë, në të cilën vepronte gazeta e përditshme “Rilindja”.
Mbledhjen e kryesoi Muhamet Berisha, kryetar i Këshillimit Nismëtar.
Sejdi Mërkoja konstatoi se të pranishëm janë 43 delegatë, që vinin nga  13 Federata Sportive Olimpike, Asociacioni i Gazetarëve Sportivë, Asociacioni i Mjekëve të Medicinës Sportive dhe Fakulteti i Kulturës Fizike të Universitetit të Prishtinës.

Më pas, në bazë të Kartës Olimpike, u miratua statuti i KOK-ut nga të gjithë delegatët, të cilëve një javë më herët iu ishte dorëzuar statuti.
Më pikën e tretë të rendit të ditës ishte zgjedhja e presidentit dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv për ciklin olimpik 1992 – 1996.

Pjesëmarrësit, me vota të fshehta zgjodhën kryesinë prej nëntë anëtarësh, kurse me aklamacion detyra e kryetarit iu besua, Veton Surroit, veprimtar i shquar politik.

Nënkryetar u emërua prof.dr. Behlul Brestovci. Zgjedhja e sekretarit mbeti detyrë e kryesisë (në mbledhjet e ardhshme u zgjodhë Muhamet Berisha) që ta zgjedhë në mbledhjet e ardhshme.

Anëtarë nderi të KOK-ut u zgjodhën: Dr.Ibrahim Rugova, prof.dr. Pajazit Nushi, ing.Nazmi Mustafa dhe prof.Halim Hyseni.

Themelimin e KOK-ut, dashamirët e sportit, si edhe vetë sportistët e pritën me një kënaqësi të posaçme, sepse edhe kjo formë e veprimit jo vetëm që është përcaktim gjithëpopullor, por merret edhe si rezistencë paqësore ndaj okupuesit serb.

Pas këtij akti solemn të themelimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, u tha se sa e këndshme do të jetë dita kur sportistët kulminantë kosovarë, në vend të afirmimit të një krijese artificiale shtetërore që quhej Jugosllavi, në shfaqjet sportive ndërkombëtare dhe në Lojërat Olimpike do të luftojnë për afirmimin e vendit të vet – shtetit më të ri në Ballkan, Kosovës.

Bordi i parë Ekzekutiv i KOK-ut 1992 - 1996

1.    Veton Surroi, president
2.    Behlul Brestovci, nënkryetar
3.    Muhamet Berisha, sekretar gjeneral
4.    Mentaz Allajbegu, anëtar (mundje)
5.    Esat Stavileci, anëtar (basketboll)
6.    Burim Hatipi, anëtar (gazetar)
7.    Aziz Salihu, anëtar (boks)
8.    Fahri Buçinca, anëtar (hendboll)
9.    Hysen Rakovica, anëtar (atletikë)

Këshillin Mbikëqyrës e përbënin tre anëtarët:
Ismail Hyseni

Bedri Hamza

Adem Fejzullahu



Ndërsa, anëtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës, pos anëtarëve të Lidhjeve Republikane të sporteve olimpike, u zgjodhën edhe punëtorët ish-sportistë meritorë si:

Hysen Syla, Fadil Vokrri, Mustafë Syla, Muhamet Berisha, Mehmet Bogujevci, Sefedin Reçiva, Agim Kasapolli dhe Isak Latifi.

Pranimi i KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Kosova u bë anëtare me të drejta të plota e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, një hap që u mundësoi sportistëve kosovarë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Vendimi është marrë në sesionin e 127-të të KON-it, i cili u mbajt në Monako, më 9 dhjetor 2014. Pranimi në KON u hapi rrugën shumë federatave sportive në Kosovë të anëtarësohen me të drejta të plota në federatat përkatëse ndërkombëtare.

Duke arsyetuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim të plotë, Pierre Miro tha se Kosova është një vend i sportit.

“Kosova është një vend real i sportit me një strukturë reale të sportit, me 34 federata 8 nga të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht me status të plotë dhe 4 me status të pjesshëm”, tha Miro.

Në tetor të të njëjtit vit, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte marrë vendim për njohjen e përkohshme të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe kishte propozuar që Komitetit Olimpik të Kosovës t'i jepet njohje e plotë në sesionin e ardhshëm të IOC që do të mbahet në dhjetor në Monako.

Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992.
Bordi Ekzekutiv i IOC-së, kishte vënë në dukje se Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për pranim të përshkruara në Kartën Olimpike. Këto përfshijnëkriteret sportive dhe teknike si dhe përkufizimin e "vendit", sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 - "një shtet i pavarur i njohur nga bashkëia ndërkombëtare".

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: