Qendra Laboratorike Olive i bashkohet familjes olimpike
Qendra Laboratorike Olive është sponsorja më e re e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Kontrata e vlefshme për katër vitet e ardhshme është nënshkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësdrejtoresha e Olives, Antigona Sejdiu Qena.
Presidenti Krasniqi falënderoi Oliven që i është bashkuar KOK-ut, derisa theksoi se krahas përkrahjes që KOK do të marrë nga sponsori i ri, ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të kryejë testet anti-Covid në Olive.
Edhe Sejdiu Qena nga Olive shprehu kënaqësinë e sponsorizimit të KOK-ut dhe sportistëve të Kosovës, me shpresën se edhe nga Tokio 2020 ekipi do të kthehet me suksese.