Kompania Selmans Network, i bashkohet listës së sponsorëve të KOK-ut

E premte,  29 janar 2021

Kompania e marketingut, Selmans Network, i është shtuar listës së sponsorëve të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Marrëveshja një-vjeçare me mundësi vazhdimi, është nënshkruar sot në Hotel Sirius në Prishtinë nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtori ekzekutiv i Selmans Network, Betim Selmanaj.

Presidenti Hasani theksoi se KOK-un dhe Selmans Network i lidh lidershipi.

“Në Planin Strategjik të KOK-ut, në kuadër të të cilit vepron edhe Plani i Marketingut, pretendojmë të bashkëpunojmë me kompanitë lidere në fushën e tyre, sepse edhe KOK-u synon të bëhet lidere me përmasa botërore, sa i përket edhe menaxhimit të mirë, por edhe parimeve të qeverisjes së mirë dhe respektimit të rekomandimeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, por edhe transparencës dhe llogaridhënies ndaj sportistëve e trajnerëve, që janë në fokus të KOK-ut. Jam i bindur që bashkëpunimi me këtë kompani, do të bëjnë një brend të ri nga i cili do të përfitojnë të gjithë, edhe sporti në Kosovë, por jam shumë i bindur se do të ketë kthim të investimeve edhe te partneri ynë Selmans Network”, tha presidenti Hasani.

Drejtori ekzekutiv i Selmans Network, Betim Selmanaj, deklaroi se kjo nuk është hera e parë që ata mbështesin sportin.

“Për kompaninë tonë është kënaqësi që të filloj vitin me një partneritet dhe bashkëpunim të tillë me Komitetin Olimpik. Siç dihet ne operojmë me disa biznese, ndërsa edhe në të kaluarën kemi ndihmuar përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit edhe sportin edhe kulturën, mirëpo këtë vit me KOK-un mendojmë se bashkëpunimi do të jetë edhe më i strukturuar dhe ndihma do të jetë edhe më e madhe për promovimin e sportit”, shtoi Selmanaj.

E pranishme në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe zyrtarja e lartë operative e kësaj kompanie, Mervete Tolaj.

Pjesë e listës së gjerë të sponsorëve të KOK-ut, janë: Orllati, Fourteen, HIB Petrol, Toyota Kosova, RTK, Gjirafa, Sirius, Kolegji Universi dhe Kosova Press.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: