KOK nënshkruan marrëveshje sponsorizimi me RTK

E mërkurë,  11 mars 2020

Radio Televizioni i Kosovës i është shtuar grupit të gjerë të partnerëve të Komitetit Olimpik të Kosovës.

KOK dhe RTK nënshkruan sot marrëveshje sponsorizimi për katër vitet e ardhshme.

Kontrata u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, derisa të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe drejtori i Televizionit në RTK, Lorik Arifaj.

Presidenti Hasani, duke falënderuar drejtuesit e RTK-së, për kontributin e dhënë në promovimin e sportit dhe sportistëve të Kosovës, theksoi se kjo marrëveshje vjen si rezultat i bashkëpunimit prej vitesh ndërmjet këtyre dy institucioneve.

“Padyshim që kjo marrëveshje do të ndikojë që dy brendet tona të jenë në një nivel më të lartë, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Misioni i KOK-ut është që të mbështesë sportin elitarë dhe sportin për të gjithë, dhe padyshim që RTK në këtë drejtim ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në bartjen e vlerave të sportistëve të Kosovës tek audienca e gjerë që ka RTK. Marrëveshja është një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar gjithë aktivitetet e KOK-ut, por edhe atyre që na mbështesin, sepse KOK ka nevojë për partnerë të tjerë dhe mënyra e komunikimit më së miri bëhet përmes RTK-së”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, u shpreh i nderuar që RTK do të ketë marrëveshje sponsorizimi me Komitetin Olimpik të Kosoveës.

“RTK me këtë marrëveshje do të ketë edhe privilegjin të jetë sponsor medial i aktiviteteve dhe mbështesës i atyre që ndihmojnë sportistët e Kosovës dhe KOK-un. Për katër vitet e ardhshme RTK do të jetë afër jush dhe sportistëve, të cilëve nuk po u mungon suksesi dhe ky sukses po na bënë krenarë edhe ne”, deklaroi Kastrati.

RTK iu bashkua sponsorëve tjerë të KOK-ut: Hib Petrol, Toyota Kosova, Gjirafa, Hotel Sirius, Physio Miracle dhe Kosova Press.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: