KOK dhe Toyota Kosova vazhdojnë bashkëpunimin
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe kompania e veturave “Toyota Kosova” kanë vazhduar sot bashkëpunimin edhe për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për vite tjera.
Kontrata është nënshkruar në zyre të KOK-ut nga presidenti Ismet Krasniqi dhe Rubik Spahiu, drejtor i shitjes në Toyota Kosova.
Kontrata e re parasheh ngritje në kategori të sponsorizimit dhe të benefiteve, për çka e bënë Toyota Kosovan, njërën nga partnerët kryesorë të KOK-ut.
Presidenti Krasniqi dhe drejtori Spahiu kanë falënderuar njëri-tjetrin për bashkëpunimin korrekt dhe të frytshëm, me besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe për shumë vjet.
Toyota Kosova prej vitesh sponsorizon KOK-un në dhënien në shfrytëzim të veturave. Toyota është njëra nga kompanitë gjigante në botë, derisa është edhe sponsore e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar.