KOK arrin marrëveshje sponsorizimi me bankën TEB
Komiteti Olimpik i Kosovës ka arritur sot marrëveshje sponsorizimi me bankën lidere në Kosovë, TEB.
Marrëveshja earritur sot ndërmjet drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidentit Ismet Krasniqi dhe sekretarit të përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, dhe drejtorit menaxhues të TEB Bankës, Orcun Ozdemir, vlen për përkrahjen e aktiviteteve të KOK-ut për katër vitet e ardhshme.
Për Bankën TEB përkrahja ndaj sportit nuk është e para, pasi prej vitesh përkrahin edhe Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Me bankën TEB dhe sponsorët tjerë, KOK do të rrugëtojë së bashku drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020, Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022, Lojërave Olimpike Parisi 2024 dhe aktiviteteve tjera ndërkombëtare.
Marrëveshja pritet te zyrtarizohet në ditët e ardhshme në një ceremoni të veçantë para mediave.