Shënohet Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit, inkurajohen femrat për t’u marrë me sport

E mërkurë,  05 qershor 2019

Në një aktivitet madhështor, Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar sot 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit.
Qëllimi i aktivitetit ishte sensibilizimi dhe fuqizimi i rolit të femrës në sport, për çka në Sheshin Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u mblodhën kampione të shumta të sporteve ekipore dhe individuale, figura të larta të shtetit, deputete, figura të shquara të sportit, kulturës, etj.
Aktivitetin e bëri më madhështor edhe prania e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Nuk mungoi edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe drejtuese të larta të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, si zëvendësministret Leonora Morina-Bunjaku e Burbuqe Bakia-Deva, drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha, zyrtarë të lartë të Universitetit të Prishtinës, ambasadore të Ambasadave të huaja në Kosovë, etj.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, foli për qëllimin e kësaj dite, me theks të veçantë promovimin e femrës në sport. “Qëllimi i Ditës Botërore të Sportit dhe Mjedisit është që tërë aktiviteti sportiv, përfshirë edhe kampionatet e ndryshme të zhvillohen në mjedis të pastër, prandaj jemi tubuar sot që pikërisht këtë ditë ta shënojmë me qëllimin sublim për ta promovuar femrën në sport, sepse komuniteti i sportit është 100 për qind i mobilizuar, që femra të jetë e përfshirë në secilën fushë të sportit, madje edhe në Borde Ekzekutive deri në masën 50-50%”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.
Presidenti Hashim Thaçi inkurajoi femrat të merren me sport dhe të ndjekin rrugën e kampioneve tona. “Edhe në këtë ditë inkurajoj të gjitha femrat e Kosovës, që t’i ndjekin shembullin e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe shumë sportisteve tjera që e kanë ngritur flamurin e shtetit të Kosovës gjithkund në botë dhe e kanë ngritur flamurin e Kosovës duke fituar medalje të arta. Ju duhet të besoni në aftësitë tuaja, aftësitë tuaja kreative në mënyrë që të realizoni ëndrrat. Në 11 vitet e Pavarësisë së Kosovës femrat i kanë sjellë suksesin më të madh Kosovës”, tha presidenti Hashim Thaçi.
Zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Leonora Morina-Bunjaku shprehu gatishmërinë dhe vazhdimësinë e MKRS-së për t’i përkrahur femrat në fushën e sportit, përmes projekteve të ndryshme, derisa përmendi edhe sportistët e suksesshme si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Donjeta Sadiku, Uta Ibrahimi, Mrika Nikçi, etj. “Mesazhi ynë për ju është të na bëni krenare dhe të ndërtoni ura dhe jo mure”, theksoi Morina-Bunjaku.
Në emër të Universitetit të Prishtinës, të pranishmëve iu drejtuar prorektorja, Myrvete Badivuku Pantina, e cila u bëri thirrje femrave të merren me sport, ndërsa deputetja Blerta Deliu-Kadriu uroi që kjo ditë që u kushtohet grave dhe vajzave tona në sport e jona të jetë e përhershme.
Më pas u lëshua një video, që ka për qëllim fuqizimin e rolit të femrës në sport, në të cilën janë përfshirë femrat më të suksesshme të fushës së sportit.
Para pllatos së sheshit Zahir Pajaziti, sportiste të ndryshme kryesisht të ekipeve kampione praktikuan sportet e futbollit, hendbollit, volejbollit, boksit, karatesë, tenisit, pingpongut, shahut, kërlingut, badmintonit etj.
Disa prej këtyre sporteve u praktikuan edhe nga presidenti Hashim Thaçi, ish presidentja Atifete Jahjaga, deputetja Blerta Deliu – Kodra, etj.
Në fund të aktivitetit, siç e do tradita e këtij aktiviteti, drejtuesit e KOK-ut, bashkë me të pranishmit tjerë, iu drejtuan Kampusit të Universitetit të Prishtinës, ku mbollën Pemën Olimpike 2019, ndërsa klubet sportive mbollën edhe 50 pemë tjera, duke kontribuuar kështu edhe në përmirësimin e ambientit, si dhe në fushatën “Mbille edhe ti një Pemë”.


 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: