Rreth 5 mijë pjesëmarrës iu bashkuan kampanjës së KOK-ut, “Rri n’Shpi”, “Bëj Sport”, “Kënaqu”, “Fito”…

E martë,  07 prill 2020

Rreth 5 mijë persona kanë marrë pjesë në kampanjën katër ditëshe të Komitetit Olimpik të Kosovës, në shënimin e 6 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Kampanja digjitale u realizua duke bërë foto ose video me letër të bardhë, gjatë qëndrimit në shtëpi, shkaku i masave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, pas përhapjes së koronavirusit Covid 19. Letra e bardhë simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë.

6 prilli shënohet në tërë botën, pasi këtë ditë Asambleja e OKB-së, më 6 prill 2013 e kishte shpallur Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, duke u ndërlidhur me 6 prillin e vitit 1896, ditën e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne të mbajtura në Athinë të Greqisë.

Krahas drejtuesëve të Komitetit Olimpik të Kosovës me në krye presidentin Besim Hasani dhe sportistëve elitarë, kampanjës iu bashkuan edhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe drejtues të federatave sportive, sportistë të tyre, të cilët përmes videove përquan mesazhin e paqes me letër të bardhë, si dhe bënë thirrje për të qëndruar në shtëpi.

“Sporti na mëson të luftojmë shumë nëse duam t’i arrijmë synimet tona. Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, asnjëherë nuk ka qenë më relevante se tani. Me anë të sportit fuqizojmë veten dhe shoqërinë, si dhe i kontribuojmë paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ministrja Dumoshi.

Pjesëmarrësit që dërguan foto dhe video me letër të bardhë, garuan për shpërblimet në vlerë prej 100-300 euro për videon më të mirë dhe 50-150 Euro për foton më të mirë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: