Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova – “Laureatët e Vitit 2019”

E enjte,  27 shkurt 2020

Xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova kanë fituar çmimet kryesore në edicionin e katërt të Laureatëve 2019, të mbajtur sonte në Hotel Emerald në Prishtinë. Kelmendi fitoi për herë të tretë çmimin “Sportistja e Vitit”, ndërsa Gjakova për herë të dytë u zgjodh “Sportisti i Vitit”.

Majlinda gjatë vitit 2019 fitoi medaljen e bronztë botërore dhe të artën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, ndërsa Akili kishte medalje të artë në Grand Prix.

Krahas figurave të larta të sportit vendor, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), Marius Vizer, etj.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, në fjalën e tij e vlerësoi 2019-tën si një nga vitet e arta të sportit të Kosovës.

“Kampionati botëror dhe evropian i xhudos për seniorë e juniorë që solli dhjetëra medalje, rezultati i mirë në botërorin e mundjes, medaljet në evropianin e të rinjëve në karate, medaljet në ballkanik të atletikës, boksit e sporteve tjera, si dhe ato ekipore, ku veçohet arritja historike e kombëtares U-21 në hendboll dhe shkëlqimi i futbollit, që u bë kryelajm në mediat botërore bënë që 2019-ta të cilësohet njëra nga vitet më të arta të sportit tonë, pas vitit Olimpik 2016”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.

Zëvendëskryeministri Abazi theksoi se sporti meriton një investim edhe më të madh se sa është bërë deri më tani, derisa shtuar se sportistët tanë me sukseset në arenën ndërkombëtare janë ambasadorët më të rëndësishëm të vendit tonë.

Ministrja Dumoshi shprehu kënaqësinë për të arriturat e sportistëve, derisa deklaroi se sporti do të jetë prioritet në qeverisjen e saj.

Me një fjalë të pranishmëve iu drejtuar edhe miku i madh i Kosovës, presidenti i IJF-së, Vizer.

“Është gjithmonë nder dhe kënaqësi për mua të jem këtu. E kam përkrahur prej fillimit Kosovën, sepse është një vend që ka zënë vend në shpirtin timë. Për mua ju jeni një vend triumfues dhe këtë e dëshmuat me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit në Rio 2016”, tha ndër të tjera i pari i xhudos në botë.

Vizer më pas u dekorua nga KOK-u me titullin për “Merita të Veçanta”.

Sporti i Vizerit, xhudo mori çmimet kryesore. Krahas epiteteve për Sportsten dhe Sportistin e Vitit 2019, trajneri i Majlindës dhe Akilit, Driton Kuka, fitoi për herë të katërt radhazi çmimin “Trajneri i Vitit”.

Me “Çmimet Speciale 2019” u nderuan Kombëtarja e Hendbollit U-21 për meshkuj, të cilët u bënë të parët nga sportet ekipore që u kualifikuan në kampionat botëror, si dhe futbollisti i kombëtares së futbollit Vedat Muriqi, i cili ishte ndër më të merituarit për suksesin e futbollit.

Pikërisht sportit më masiv në vend i takuan dy çmimet për “Kombëtarja e Vitit (M)” dhe “Kombëtarja e Vitit (F) 2019.

Shpresa e Vitit 2019 për femra u zgjodh medalistja e bronztë botërore, xhudistja, Laura Fazliu, kurse në konkurrencën e meshkujve, këtë çmim e fitoi atleti, Muhamet Ramadani, medalist i artë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “EYOF Baku 2019”.

 

LAUREATËT 2019

Sportistja e Vitit – Majlinda Kelmendi (xhudo)

Sportisti i Vitit – Akil Gjakova (xhudo)

Trajneri i Vitit – Driton Kuka (xhudo)

Kombëtarja e Vitit (M) – Futbolli

Kombëtarja e Vitit (F) – Futbolli

Çmimi Special – Kombëtarja e Hendbollit U-21 (M)

Çmimi Special – Vedat Muriqi, futbollist

Shpresa e Vitit (M) – Muhamet Ramadani (atletikë)

Shpresa e Vitit (F) – Laura Fazliu (xhudo)

 

Çmimi për “Merita të Veçanta” – Marius Vizer, president i IJF

Fotot: https://bit.ly/3coawLU

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: