Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe presidentë të KO të Rajonit morën pjesë në Gala Mbrëmjen e 5-vjetorit të KOK-ut në KON

E martë,  10 dhjetor 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar 5-vjetorin e anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, vendim ky i marrë në sesionin e 127-të të KON-it, të mbajtur më 9 dhjetor 2014 në Monako.

Në Gala Mbrëmjen e mbajtur në Hotel Emerald në Prishtinë, mori pjesë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, presidentët e Komiteteve Olimpike të Rajonit, Kristian Kulcsar (Hungari), Bogdan Gabrovec (Slloveni), Mihal Claudio Covaliu (Rumani), Dusan Simonoviq (Mal i Zi), Viron Bezhani (Shqipëri), shefi ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Medeiros, si dhe figura tjera të larta nga sporti, politika, biznesi, arti e kultura etj.

Në hapjen e Gala Mbremjes, presidenti Besim Hasani foli për vendimin historik të marrë nga KON-i, si dhe të arriturat e sportit tonë në këto pesë vjet, me theks të veçantë medaljen e artë Olimpike të Majlinda Kelmendit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke përgëzuar KOK-un për punën që po bënë në sensibilizimin e opinionit për t’u marrë me sport, ftoi komunitetin e biznesit që të investojë në sport, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Sponsorizim.

Presidenti i KO të Hungarisë, Kulcsar, duke uruar KOK-un për 5-vjetorin e anëtarësimit në KON tha tha se ju i keni takuar Lëvizjes Olimpike shumë vjet më parë dhe se vendimi i KON-it i marrë për pranimin e ishte më se i merituar.

KOK për herë të dytë nderoi kontribuuesit e sportit, të cilët kanë dhënë kontribut më shumë se 50 vjeçarë në sport dhe të cilët kanë kaluar moshën 70-vjeçare. KOK nderoi Resmije Juniku e Jakup Kasapolli(basketboll), Emin Dushullovci (skitari), Nexhmedin Ibishi (atletikë), Beqir Hasanxhekaj, Zijavere Salihu Sherifi (hendboll), Xhavit Mustafa (volejboll), Ismail Kasumi(not, zhytës), Luan Vokshi, Sejdi Merkoja, Abaz Kosumi (futboll), Salih Gerguri(shah), Shaip Reçica (pingpong) dhe Xhafer Murtezaj.

Krahas tyre, KOK nderoi edhe sponsorët e vet HIB Petrol, Toyota Kosova, Gjirafa, Hotel Sirius, Physio Miracle, Kosova Press dhe ata të Gala Mbrëmjes si: Termopan e RTK.

Gala Mbrëmja u përshkrua me video nga aktivitetet ndërkombëtare, medaljet e fituara, aktivitetet vendore etj.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: f_kick[email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: